http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Azilkërkuesit nga Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor nuk kane asnjë shans qëndrimi, apo punësimi ne Gjermani dhe do te vazhdojnë te riatdhesohen. Ministrja bavareze për Çështjet Evropiane tha nga Tirana se pas përfshirjes se Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë ne listën e vendeve te sigurta, deportimi i shtetasve nga keto vende do te vijoje me ritme te shpejta. Ministrja ndodhej ne aeroportin e Rinasit per te pritur nje grup emigrantesh te riatdhesuar nga autoritetet gjermane te Bavarise.?Nuk do te këtë mbështetje financiare per azilkërkuesit ne para cash, por vetëm ne ushqime. Shërbimet per ta do te jene ne kufijtë minimale. Nuk do te kete lëshime te lejeve te punës, dua ta bej te qarte se kush keqpërdor te drejtën per azil, nuk do ta marre dot statusin e azilkërkuesit?.Vetëm nga Bavaria, deri tani jane rikthyer 2800 shqiptare, ndërsa sipas ministres bavareze, brenda këtij viti ne Gjermani, kane kërkuar azil mbi 38 mije shqiptare.