http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në harkun kohor të një jave, kreu i parlamentit Ilir Meta ka takuar për të dytën herë aleatin tjetër të qeverisë Rama, Shpëtim Idrizin. Pas përfundimit të seancës plenare, Meta dhe kreu i PDIU-se kanë preferuar të drekojnë në një nga restorantet e kryeqytetit. Ndonëse një ditë më parë partia e Shpëtim Idrizit iu bashkua qeverisë me postin e zv/Ministrit të Jashtëm, kreu i LSI-së anashkaloi zërat mbi kërkesat që kanë çamet dhe vetë ai për ndryshimet në qeveri. Ilir Meta tha se takimi i tyre është në harmoni të plotë me kryeministrin Rama. Të njëjtën linjë mendimi, ndau edhe kreu i PDIU-se. Pdiu ka rreth dy vite që voton në parlament mazhorancën. Disa më muaj më parë Idrizi u emërua nënkryetar i kuvendit, ndërsa tashmë po kërkon edhe përfshirje më të madhe të forcës së tij në kabinetin Rama.