Vasili: Mbështetje Ramës për ndryshimet - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas takimit mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Kuvendit Ilir Meta, LSI nuk tërhiqet nga kërkesa për ndryshime në kabinetin qeveritar. Megjithatë, me një ton më të zbutur, nënkryetari Petrit Vasili tha për mediat se rishikimi është kompetencë e kryeministrit Rama dhe se partia që përfaqëson do mbështesë vendimmarrjen e tij.?Rëndësi ka performanca e suksesshme dhe reformat në rimtin e duhur. Personalizimi me emra nuk është qasja jonë. Ne mbështesim punën e qeverisë dhe është kryeministri ai që ka tagrin dhe kur ta gjykojë ai për ndryshimet, do ketë mbështetjen tonë. Ne do mbështesim reformat për shqiptarët?.Ndonëse në dukje është arritur një kompromis mes krerëve të dy partive kryesore të koalicionit qeverisës, Vasili thotë se LSI është e interesuar në përformancën më pozitive të qeverisë.?Jemi pjesë e një ekipi qeveritar dhe kemi një fanellë dhe performojmë për të njëjtin qëllim. Nuk kemi ndryshuar asgjë, jemi të interesuar që performanca të jetë në ritmet e duhura dhe të interesuar që të ruajmë rezultatin e zgjedhjeve të 2013-ës dhe 2015-ës?.Prej ditësh tashmë, zyrtarë të lartë të LSI-së janë shprehur për nevojën e rishikimit të kabinetit qeveritar. Qëndrim, i cili kulmoi me deklaratën e Ilir Metës, sipas të cilit qeveria ka nevojë për impulse të reja.

Free Traffic Exchange