Luiza Xhuavni interpreton rolin e Hamletit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 8

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një kohë kur të gjithë flasin për provokime, pas nuk ka mbetur as teatri. Hamleti këtë javë vjen në skenë i veshur me rroba burri, por nën interpretimin e një gruaje. Në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?, Luiza Xhuvani ngjitet pas një periudhe të gjatë mungese, me rolin e Hamletit. Por në takimin me gazetarët, aktorja nuk ka qenë e pranishme. Në vend të saj një nga kostumet e Hamletit e gjetëm të varur në pemë. Jo vetëm shfaqjen, por edhe takimin me gazetarët, Teatri Eksperimental e ktheu në një eksperiment, ku flitej për Hamletin, por pa Hamletin të pranishëm. Për drejtuesit është mirëkuptuar takimi i saj vetëm për vetëm me publikun në skenën e teatrit. Një Hamlet që vjen i interpretuar nga një grua, është një eksperiment tashmë i pranuar në skenat teatrale në botë, por në Tiranë e sjell këtë koncept regjisorial Enke Fezollari, një regjisor i ri i shkolluar në Greqi. Hamleti vjen për publikun, duke nisur që nga kjo fundjavë e përgjatë gjithë tetorit.