Qyteti i Elbasanit është gdhirë me një atmosferë festive gjatë këtyre orëve të para të mëngjesit, në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila luhet në ?Elbasan Arena? më 20:45. Rrugët, ballkonet dhe makinat janë veshur kuqezi, ndërkohë që tifozët shqiptarë të ardhur nga e gjithë bota përcjellin mesazhe fitoreje.