http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Do të duhej që sot në mbrëmje emrat më të mirë të rrokut në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi të performonin së bashku në lulishten pranë Kryeministrisë. Por, koncerti është anuluar pikërisht nje dite para ndeshjes. Organizatoret thonë se arsyeja që ky koncert nuk do të mund të mbahet është moti i keq, që Tirana e njoftoi që në orët e para të ditës së sotme. Ministria e Kulturës ka refuzuar te japë nje përgjigje zyrtare per shkaqet e anulimit te koncertit. Por jo zyrtarisht thuhet se nuk ka pasur asnjë arsye tjetër përveç motit. Ne fakt oret e fundit janë hedhur dyshime se anulimi është bere nga serbet per arsye sigurie per shkak te ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe per faktin qe janë ftuar edhe këngëtaret kosovare. Koncerti ishte organizuar për të krijuar një klimë më të mirë një ditë përpara ndeshjes.