Biznesi i huaj, kritik për taksat - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndryshe nga shumë raporte të qeverisë se ekonomia ka ndryshuar për mirë në sytë e biznesit, anketa që kanë bërë investitorët e huaj vërteton të kundërtën. Një nga shqetësimet kryesore të këtyre bizneseve është ndryshimi i shpeshtë i ligjeve që kanë të bëjnë me taksat, procedurat në pagesën e tyre dhe niveli i lartë që kanë krahasuar me rajonin. Le shumë për të dëshiruar edhe sa i përket korrupsionit dhe kontrolleve tatimore, një tjetër koeficient i këtij anketimi që është përkeqësuar është dhe sistemi i drejtësisë.Ahmetaj: Po marrim parasysh kërkesat tuaja, njëra prej tyre ka qenë infromaliteti dhe ne e kemi nisur luftën?Por bizneset e huaja u treguan më me këmbë në tokë, sa i përket ndryshimeve që po sjell në Shqipëri lufta kundër informalitetit. Kreu i shoqatës, Silvio Pedrazzi i tha ministrit se fjalët e tij për rezultatet e aksionit nuk kanë vend në këtë ambient pasi ata janë pagues të rregullt të taksave dhe flasin me normat ligjore, këtë gjë duhet që të bëjnë dhe tatimorët me ta.Silvio: Ju po flisni përpara njerëzve që paguajnë taksa, ne flasim me anë të rregullave dhe ligjit. Tjetër gjë është të luftosh informalitetin dhe tjetër gjë është trajtimi që i bëjnë tatimorët biznesit. Ne duhet të na shohin si partner. Ju thatë se po ndryshoni ligjet për mirë, por na premtoni këtu që prej tani ne nuk do të kemi më inspektorë që shkelin ligjin gjatë kontrolleve.Inspektorët duhet ta dinë që nuk janë ata bosët e kompanisë kur shkojnë e kontrollojnë, ne kemi ndryshuar mënyrën e kontrollit, ju thashë po e bëjmë në bazë të riskut, tani i nxjerr sistemi ata që duhet të shkojnë tatimet për kontroll. Kemi ashpërsuar masat dhe ndëshkimet për ta. Ndëshkimi nuk është një zgjidhje e domosdoshme por është një lloj zgjidhjeje. Ju lutem ejani te ne me fakte!Një rast konkret që i dhanë bizneset ishte ai i një kompanie norvegjeze, e cila do të investonte 22 milion euro në bujqësi, por tenderi sipas saj iu dha një tjetër firme me ofertë më poshtë se ajo.Ahmetaj: Është një rast që e njohim dhe jemi duke e hetuar, e dimë që grupi norvegjez është shumë serioz, dhe do të ketë shumë shpejt një përgjigje.Ministri tha se me reformat e ndërmarra qeveria tashmë kanë bërë kthesë në ekonomi dhe se rritja do të jetë në nivelet 2.7 ose 3% këtë vit.