http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qe ne orët e parë te ditës së mërkurë e gjithë e policia ka kaluar në gatishmëri të përforcuar, ndërsa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë do te angazhohen 2300 efektive përfshi, edhe specialet e RENEA-s dhe Forcat e Ndërhyrjes se Shpejte. Në një dalje për mediat nga selia e kryeministrisë Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka bere te ditur edhe planin e detajuar te masave qe nis që nga kontrollet ne pikat kufitare. Tahiri tha se nje rendësi i është kushtuar sigurisë se ekipit mik, për ruajtjen e te cilit do te angazhohet edhe një pjese e forcave RENEA. Duke bere te ditur se krahas efektiveve te veshur me uniforme ne ambientet ku zhvillohet ndeshja do te ketë edhe shume agjent policie te veshur civil, Ministri i Brendshëm ka kërkuar nga tifozët te tregojnë qytetari, pasi kjo është vetëm nje ndeshje futbolli. Nje dite me pare, policia e kryeqytetit njoftoi edhe bllokimin e disa akseve rrugore ne Tirane qe nisin nga momenti i mbërritjes ne Rinas te ekipit dhe tifozëve serbe. Për këtë arsye prej orës 17:00 deri ne ore 20:00, segmenti rrugor nga Rinasi deri në Tiranë dhe nga rruga e Durrësit deri te hotel ?Sheratoni? do të jenë të bllokuara. Gjithashtu nuk do të lejohet parkimi i automjeteve dhe nuk do te lejohet kalimi i këmbësorëve pranë hotel ?Sheraton?, ?Universitetit të Arteve?, dhe sheshit ?Italia?.