Projekti për “Pazarin e Ri” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga një zone ku prej vitesh mbizotëron ndotja dhe kaosi, tregu ?Avni Rustemi? ne Tirane do te kthehet ne nje pazar tipik europian. Pas dhjete muajsh ai do te ketë pamje dhe funksion te ngjashëm me tregjet e vendeve fqinje. Paradite zona e ?pazarit te ri? do te jete ne funksion te tregtareve per shitjen e produkteve ushqimore, ndërsa pasdite do te jete nje sipërfaqe e lire per shëtitet dhe çlodhjen e qytetareve. Kryebashkiaku i Tiranës i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, nuk fshehu kenaqesine, por dhe as ironinë ndaj kundërshtareve politike, për rikthimin ne vendin ku ka punuar si shitës fiqsh. Tregtaret qe sot shesin buze rrugës, nga mëngjesi ne mbrëmje nuk do te jene me. Ata do te zhvendosen ne qendër te pazarit ku do te tregtojnë me orare te përcaktuara dhe vetëm gjate paradites. Sipas specialisteve te projektit, zona e Pazarit te Ri, fasadat e pallateve, dyqanet ne katet e para do t?i nënshtrohen rikonstruksionit dhe fazës se restaurimit. Projekti per shndërrimin e Pazarit te Ri ne një zone me standarde tregtimi kap vlerën e 4 milion dollarëve.

Free Traffic Exchange