Tahiri takim me Lu dhe ekspertet e FBI-së - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përreth nje ore Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar nje takim me ambasadorin amerikan ne Tirane Donald Lu per te biseduar rreth ngritje se Byrosë se Hetimit. Ne takim, ministri Tahiri shoqërohej nga nëndrejtori i policisë Ardian Cipa, ndërkohe qe diplomati amerikan ishte se bashku me 2 eksperte te FBI. Burime pranë ministrisë bëjnë te ditur se fokusi i takimit ka qene Byroja Kombëtare e Hetimit dhe përgatitja e draftit ligjor për këtë strukture te re.Paralelisht me punën e Ministrisë, edhe grupi i eksperteve te nivelit te larte ne Komisionin e Reformës ne Drejtësi e kane futur Byronë e Hetimit ne paketën e ndryshimeve kushtetuese qe tashme i është dërguar per mendim Komisionit te Venecias. Ne nenin 148 te draftit, shkruhet se Byroja Kombëtare e Hetimit kryen hetime nen drejtimin e prokuroreve te strukturës se posaçme anti-korrupsion te Prokurorisë. Kjo është tentativa e dyte e qeverise për te krijuar Byronë Kombëtare te Hetimit. Vitin e kaluar, mazhoranca miratoi krijimin e kësaj strukture ne ligjin e ri për policinë e shtetit. Por kjo te tentative dështoi pasi Gjykata Kushtetuese pranoi ankimin e PD, duke e shpallur antikushtetuese Byronë.

Free Traffic Exchange