Basha: Kurrë pazar me Ramën e Metën - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike nuk do të bëjë kurrë pazare me dyshen Rama-Meta, aleanca e vetme është ajo me qytetarin. Deklarata është bere nga lideri i opozitës Lulzim Basha, i cili nisi nga Lushnja turin e takimeve me qytetaret.?Dua t?ju them se opozita dhe PD nuk janë në shitje dhe pazar. Lulzim Basha e ka aleancën me qytetarët. Kurrë pazar me Edi Ramën dhe Ilir Metën. Jemi gati për pastrimin e Tiranës politike nga plehrat e një prillit. Për të mos shkëmbyer një të keqe më nje te keqe më të vogël, por për të zgjedhur të mirën e përbashkët?.Basha tha se Rama ka shtuar masat ndëshkuese ndaj qytetareve, ndërsa u jep klientëve te tij qindra milionë leke. Kreu i opozitës iu referua konkretisht tenderit për ndërtimin e selisë se re te OSHEE-se.?Eurocol kishte ofertën më të lartë: 750 milionë lekë më shumë ishte oferta e mikut të Edi Ramës. Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHEE-së, qeveria nuk po investon as për shkolla, as për rrugë dhe as për kompensimin e të përndjekurve. Nje muaj me pare kur hapen letrat ne e denoncuam..Nga informacioni doli qe nuk e kishte tender fare, siç nuk ka tendera ne ketë vend, jane fasade qe fituesin e vendos Edi Rama, e ja ku doli fjala gjysme milion euro 750. Lekë gjaku të marra me hir e me pahir nga xhepat tuaj janë dhënë për selinë e re të OSHEE. As për shkolla, as për rrugë, as për kompensim të përndjekurish.?Basha paralajmëroi nisjen e protestave kundër qeverisë, ndërsa u ka bërë apel shqiptarëve t?i bashkohen nismës se opozitës.