http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse jeni përballur me tekste te dobët dhe jo edukativ per nxënësit, kjo mund t?u ndodhe serish gjate punës me fëmijët tuaj. Behet fjale për tekstet plotësues apo suplementare te programit mësimor, te cilët hyjnë ne shkolla pa asnje kontroll. Ky fakt tronditës pranohet nga Ministria e Arsimit Lindita Nikolla. Sipas kreut te arsimit prej dy vitesh është shkrire bordi i përzgjedhjes se teksteve suplementare, pasi edhe ajo forme rezultoi abuzive. Tashme vendos mësuesja e lendes apo drejtori i shkollës se cilin libër jashtë programit te detyrueshme duhet te blejnë prindërit per mësimin e fëmijëve. Kështu ne nje nga shkollat e Tiranës, ?Dëshmoret e Lirisë? krahas abetares se unifikuar, mësuesja e klasës se pare ka rekomanduar edhe blerjen e këtij libri ?Abetarja e mire?. Është tekst suplementar për diktimet, por jashtë kamerës prindërit thonë se janë rekomanduar ta blejnë ne librarinë përballe shkollës. Ministria e Arsimit Lindita Nikolla nuk përjashtoi mundësinë e gabimeve dhe abuzimeve te mësuesve deri ne ngritjen e nje grupi ekspertesh. Nje dite me pare, kjo pjese e zgjedhur per nxënësit e klasës se pare nga nje mësuese me përvoje ne Durrës ka bere xhiro ne rrjete sociale. Reagimet kane qene te ashpra, pasi pjesa kishte fjalor fyes dhe përmbajtje joedukative. Ndaj mësuesit u morr mase paralajmëruese. Megjithatë ky rast qe u deklarua i izoluar ka gjasa te përsëritet, pasi mungesa e nje filtri nga Ministria e Arsimit i ka hapur rrugën biznesit te librave mes autoreve, meshuesve dhe drejtoreve te shkollave.