Rregulla të forta për transportin - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë linjat e autobusëve që kryejnë transport ndërqytetës dhe të gjithë shoferët që kryejnë shërbime taxi duhet të licencohen. Rregullat e reja që ka vendosur Ministria e Transporteve çojnë deri në konfiskim të mjetit, në momentin që kapet dikush pa licencë. Drejtori i Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore, Flamur Mullisi, thotë se kontrollet në terren do të verifikojnë nga afër nëse jepet biletë, apo përdoret ose jo takimetri. Nga ana tjetër Ministria e Transporteve është duke hartuar edhe një udhëzim, i cili nuk do të lejojë importin e më shumë se 2 makinave të përdorura për një person të vetëm dy herë në një vit. 90% e automjeteve në Shqipëri vijnë nga vendet jashtë saj dhe janë të përdorura, por edhe pse këta tregtarë paguajnë TVSH-në në doganë, iu shmangen taksave të tjera. Po ashtu detyrat e reja dalin edhe për pronarët e serviseve të automjeteve. Edhe pse ata marrin një licencë pranë QKL-së, do të duhet që të lëshojnë certifikatë për mjetin që kanë rregulluar, ky është një detyrim që të mbrojë konsumatorin nga abuzimi, por edhe që të regjistrohet xhiroja që këta lloj biznesesh bëjnë.

Free Traffic Exchange