Gjiknuri: Patëm presion për “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne kulmin e akuzave te opozitës ndaj qeverise për çështjen CEZ, se arriti ne marrëveshje me kompaninë private, duke i bere shtetit një dem prej 600 milion eurosh, Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri për here te pare ka deklaruara një fakt te ri. Sipas tij qeveria ka qene nen trysnin e institucioneve ndërkombëtare per te mbyllur me mirëkuptim konfliktin me kompaninë CEZ. Por debatet për CEZ-in nuk lanë jashtë vëmendjes edhe drejtuesit e sekretariatit te energjisë, te cilët pak dite me pare pranuan se marrëveshja me CEZ ishte e lidhur me veton e Çekisë per marrjen e statusit te vendit kandidat. Këto deklarata u bene teksa ministri Damian Gjiknuri prezantoi ligjin e ri për eficensen e energjisë elektrike, qe ka si qellim reduktimin e konsumit te energjisë.