http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dekriminalizimi dhe reforma ne drejtësi, kane qene fokusi kryesor i mbledhjes se kryesisë se LSI-se. Ilir Meta nënvizoi rëndësinë e pastrimit te politikes dhe administratës nga te inkriminuarit, por këmbënguli qe ky proces te realizohet me konsensusin e te gjitha palëve. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim u ndal edhe tek reforma ne drejtësi, e cila sipas tij duhet te jete rrënjësore. Ilir Meta tha se partia e tij do t?i përmbahet te gjitha angazhimeve qe ka marre përpara elektoratit ne 21 qershor, ndërsa kërkoi nga te zgjedhurit lokale te realizojnë premtimet. Kryeparlamentari foli edhe per luften ndaj informalitetit duke konfirmuar mbështetjen e plote per këtë aksion, qe ka ndërmarre qeveria. Mbledhja e kryesisë se Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen ne një situate kur kryetari i saj është vene ne pozicion te vështire per shkak te akuzave për implikim ne te ashtuquajturën afera e ?CEZ?.