Rama: S’ka ndryshime në qeveri - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ende asgjë e re mbi ndryshimet e mundshme në kabinetin qeveritar. Pas një mbledhjeje organizative në selinë e Partisë Socialiste, mëngjesin e së hënës, Kryeministri Edi Rama, ka evituar përgjigjen nëse në planet e tij është edhe ristrukturimi i kabinetit qeveritar. Ndërkohë që kreu i qeverisë nuk pranon të japë një përgjigje mbi pyetjen që bëhet prej kohësh tashmë, Ministri i Drejtësisë Nasip Naço, flet se gjithçka është kompetencë e Rames. Në daljet e tij publike, kryeministri Edi Rama ka bere te qarte se qeveria nuk ka nevojë të ndryshojë dhe se të gjithë ministrat e kabinetit që drejton janë në krye të detyrës. Deklaratë të cilën e ka nënvizuar edhe në fund të sesionit të mëparshëm parlamentar. Zërat per lëvizje te mundshme ne ekzekutiv u shtuan pas takimit qe Rama zhvilloi te shtunën me aleatin e tij kryesor Ilir Metën, ne zyrën e këtij te fundit ne kryesine e kuvendit.