Gjykata le në burg vrasësit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 12

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sael Sula dhe Vasjel Çavo dy te rinjtë akuzuar për masakrën qe ndodhi mbrëmjen e se enjtes ne kryeqytet, ku mbeten te vrare dy persona dhe u plagos 40 vjecari Elvis Gaçaj, do te mbeten ne burg deri ne përfundim te hetimeve. Gjykata e Tiranës ka dhëne masën e sigurisë duke pranuar kërkesën e prokurorit te çështjes. Por edhe vete dy te rinjtë kane pranuar autorësinë e vrasjes, e cila sipas tyre ka pasur si shkak keqtrajtimin qe i kishte bere Gaçaj. Dy te arrestuarit kane shprehur pendesë, duke sqaruar se nuk kishin asnjë qëllim të vrisnin të tjerë veç Elvis Gaçajt. Ndërkohe këtij te fundit i është komunikuar masa ne spital. Edhe për Gaçajn Prokuroria ka kërkuar arrest me burg e cila i është vendosur nga gjykata. Ne ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e se enjtes mbeten te vrare Aurora Oskian dhe Kevin Rugova, ndërsa objektivi i atentatit Elvis Gacaj mbeti i plagosur.

Free Traffic Exchange