Fillon trajnimi i 250 infermierëve për në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjermania hap tregun e punës per shqiptaret e kualifikuar. 250 infermieret e pare kane nisur trajtimin per punësimin ne spitalet e Gjermanisë. Kryeministri Edi Rama deklaroi se ky proces i hap rruge punësimit te ligjshëm te personave te kualifikuar. Kryeministri Rama theksoi vëmendjen e qeverise ndaj arsimit profesional. Ai kritikoi maninë e shqiptareve per t?u diplomuar ne drejtësi, gje qe sipas tij po rrefkëtohet ne nivelin e dobët te gjyqtareve dhe prokuroreve. Çdo vit Gjermania ka nevoje per 10 mije infermiere dhe te kualifikuar nga 140 zanate te tjera. Per ketë arsye dhe për te ardhura me te mira financiare, kjo infermiere ne shërbimin e dializës ne QSUT ka fituar mundësinë per t?u trajnuar per punësimin ne Gjermani. Nëse kalon testin e kualifikimit dhe gjuhës gjermane, pas një viti ajo me familjen do te vendoset ne nje nga qytet e Gjermanisë. Trajnimi i 250 infermiereve te pare vjen pas nje faze seleksionimi te qindra kërkesave. Te përzgjedhurit per 12 muaj do te trajnohen nga mësues gjermane. Atyre qe fitojnë te drejtën e punësimit ne Gjermani do t?u ofrohen disa variante pune ne spitale publike dhe private. Qeveria shqiptare ka nënshtruar marrëveshje me Gjermaninë per te njohur kontributet shoqërore te te gjithë shqiptareve te ligjshëm qe punojnë ne Gjermani.

Free Traffic Exchange