Lirohen hapësirat publike - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas aksionit të bashkisë për lirimin e hapësirave publike, nis një fazë tjetër për njësinë numër 5 në kryeqytet. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ndjekur nga afër gjendjen e punimeve në bllokun e pallateve në rrugën ?Medar Shtylla?, ku edhe ka nisur më herët aksioni i bashkisë për të çliruar hapësirat. ?Unë kam qenë në këtë zonë edhe gjatë kohës së fushatës, një zonë që ka pasur probleme të vazhdueshme, bllokime rrugësh, zënie të hapësirave. Më vjen mirë që mentaliteti i të fortit nuk ekziston më në Tiranë. Sot, i fort quhet ligji, shteti dhe qytetari. Ky që po rehabilitojmë sot është vetëm njëri nga blloqet kryesore. Në njësinë 5 do të do të kemi 5 blloqe të tilla?.Kryebashkiaku njoftoi se problemi i parë që do të zgjidhë për banorët e kësaj zone është ai i parkingut.?Për herë të parë do të fusim edhe një sistem të ri të menaxhimit të hapësirave publike, si për parkingjet. Qytetarët do të pajisen me kartën e rezidentit dhe vetëm banorët e kësaj lagjeje do të kenë parkimin e tyre të garantuar. Kjo është një ide që funksionon në të gjitha vendet e tjera. Është një mënyrë për t?u ndarë nga kultura ku e gjithë lagja ?blindohej? me mjete rrethanore dhe për të sjellë një kulturë të re, ku njësia administrative emeton kartën e rezidentit dhe secilit banor i garantohet vendi i parkimit?.Veliaj kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve për një qytet ku te respektohen hapësirat e përbashkëta.