Punësimi i mësuesve pas testimit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tesera e partisë dhe bindjet politike, nuk do te ndikoje me ne emërimet e mësuesve. Para se te punësohen te gjithë arsimtaret e rinj, por dhe ata me përvoje qe aktualisht nuk janë ne pune, do t?i nënshtrohen provimit. Njohuritë e tyre dhe rezultatet e testit do te përcaktojnë vendin e punës. Se shpejti, Ministria e Arsimit do te hape portalin online ?Mësues për Shqipërinë?. Ne këtë faqe do te behet regjistrimi i mësuesve kandidate, te cilët do t?i nënshtrohen ne te njëjtën dite provimit. Testi do te përgatitet dhe korrigjohet nga specialiste te certifikuar te Ministrisë se Arsimit. 70 janë piket maksimale te provimit. Por edhe me përfundimin e këtij procesi, mësuesi nuk e ka te sigurt kohen e fillimit te punës. Deri ne krijimin e vendit vakant ai do te qëndroje ne liste pritjeje. Çdo drejtori arsimore do te ketë listën e mësuesve te testuar dhe rezultatet e tyre. Emërimi i mësuesve do te behet ne varësi te pikëve te marra. Provimit mund t?i nënshtrohen edhe ata arsimtare qe duan te përmirësojnë rezultatin e nje viti me pare. Testimi kombëtar i mësuesve është nje proces qe behet per te dytin vit radhazi. Pa notën e këtij provimi, asnjë mësues, nuk aplikon dot për pune.

Free Traffic Exchange