RENEA asgjëson vrasësin Ruzhdi Arishta - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas 12 ore shkëmbimi zjarri, forcat speciale RENEA asgjësuan mëngjesin e se dielës Ruzhdi Arishtën, vrasësin e komandantit te njësisë se FNSH-se se Shkodrës, Simon Gjeta. Këto janë pamjet e operacionit të specialeve ku u angazhuan 250 forca policore 15 automjete ndër to 5 të blinduara. Gjate gjithë natës, RENEA mbajti nen rrethim Ruzhdi Aishten ne një shtëpi te braktisur ne fshatin Obot i ri, ne Oblike te Shkodrës. 56-vjeçari ne mënyre te vazhdueshme, hapi zjarr ne drejtim te forcave speciale. Edhe pse ndaj Arishtes u përdor gaz lotsjellës, tymuese e strune thirrjeve të policisë për t?u vetëdorëzuar ai iu kundërpërgjigj vazhdimisht me breshëri automatiku. Ne orën 07 e 10 minuta ne kushtet e ndriçimit te plote efektivat e RENEA-s i bene përsëri thirrje te dorëzohet, por vrasësi refuzoi serish te dale nga vendi ku qëndronte i fshehur. Në ketë moment, forcat speciale ndërhynë në banesë. Arishta ndodhej ne aneksin e shtëpisë dhe hapi zjarr me breshëri. Kundërpërgjigja e policisë beri qe 56-vjeçari te mbetet i vrarë. Ruzhdi Aishta plagosi dje një të afërmin e tij 21-vjeçar ne Obot te Ri, pas një sherri per ngritjen e gardhit mes dy banesave. Ai e qëlloi atë me një plumb ne shpatull, por 21-vjeçari arriti te shpëtoje edhe pse plumbi e përshkoi tej për tej. Pak pasi kishte kryer plagosjen, Aishta u rrethua ne nje banese nga FNSH dhe per t?i shpëtuar rrethimit hapi zjarr drejt policisë. Si pasoje e të shtënave u plagos rende dhe me pas humbi jeten ne spital komandanti i grupit te FNSH Shkodër, Simon Gjeta, i cili kishte marri disa plumba ne koke dhe ne trup.