Bie kreditimi me 14 milion $ - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreditimi për ekonominë ka rënë me 1.2% me bazë vjetore, por nëse llogaritet norma e inflacionit, atëherë rënia është më e madhe dhe shkon në nivelet 3.2%. Ekspertët thonë se nëse llogaritet raporti mes parave që individët kanë depozituar në banka, dhe ato që janë dhënë si financim për ekonominë, shohim se në 100 lekë para të futura në bankë, 54 lek janë dhënë hua, çka tregon kryesisht tkurrjen e investimeve nga ana e biznesit. Vetë bizneset e pranojnë që kanë ulur investimet e tyre, madje fasonët thonë se jo vetëm që nuk kanë më interes të marrin kredi dhe të zgjerojnë aktivitetin, por kanë filluar edhe shkurtimin e vendeve të punës. Në këto kushte, kur kredia është në rënie, investimet po ashtu, por dhe shkurtimet e shpenzimeve të buxhetit tashmë janë zyrtare, ekspertët thonë se ekonomia jo vetëm që nuk do të rritet 2.7%, por do të ketë stanjacion. Aksioni kundër informalitetit ka bërë që shumë biznese të cilët më parë fshihnin të ardhurat të derësin më shumë para, po ashtu edhe deklarimi i punonjësve ka detyruar që shumë ndërmarrje të vogla të shkurtojnë pjesë nga stafi i tyre. Përveç kësaj, një pjesë e mirë e sipërmarrësve ankohen se janë duke paguar në doganë taksa të cilat më parë kanë qënë të përjashtuara për mallrat që rieksportojnë.

Free Traffic Exchange