http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Takimin e pare pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara kryeministri Edi Rama e ka zhvilluar me aleatin e tij Ilir Meta. Ne orën 16.00 Edi Rama me një bluze me logon e OKB ka mbërritur ne këmbe ne Kryesine e Kuvendit. Takimi ka zgjatur 100 minuta e ne fund asnjeri prej dy politikaneve nuk ka pranuar te zbardhe detajet e bisedës. Ky është takimi i pare mes Rames e Metës pas 2 javësh, periudhe qe ka qene e mbushur me hamendesime për nje çarje te koalicionit PS-LSI. Skena politike shqiptare është dominuar nga akuzat e opozitës kundër Ilir Metës ne lidhje me çështjen e kompanisë ceke CEZ dhe ne mënyre specifike per kompaninë DIA. Por Edi Rama, i ka dale nga Nju Jorku ne mbrojtje aleatit te tij, duke deklaruar se nuk ka çështje ?CEZ?.