http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
3 muaj pas përfundimit te zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike mbledh sot pasdite kryesine për te analizuar rezultatet e 21 qershorit. Edhe pse kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar ketë beteje elektorale si një moment, kur PD nisi ringritjen e saj, opozita humbi thelle, pasi arriti te fitoje vetëm 15 bashki nga 61 qe ka vendi. Mësohet se gjate mbledhjes se sotme Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani do te paraqesë raportin e hartuar për rezultatet qe opozita mori ne zgjedhje, duke analizuar edhe faktorët qe çuan ne humbjen e kandidateve te se djathtës. Por burime pranë PD bëjnë te ditur se nuk priten shkarkime apo lëvizje te forta ne strukturën e kësaj partie. Përveç analizës, kryesia do te vendose edhe për strategjinë politike te opozitës ne kuadër te zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Pritet qe javën e ardhshme kryetari i PD Lulzim Basha te nise një tur bashkëbisedimi ne te gjithë Shqipërinë, jo vetëm për te denoncuar qeverinë, por edhe për te shpjeguar alternativen e opozitës per qeverisjen e vendit.