http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita kërkon nga Prokurori i Përgjithshëm te nise hetimet per korrupsionin ne shëndetësi. Kryetarja demokrate e komisionit te shendetesise Albana Vokshi ka denoncuar te gjitha ato afera qe sipas PD tregojnë korrupsionin ne shëndetësi. Sipas Vokshit ne 2 vite janë dhënë 35 miliard leke nga buxheti i shtetit per shendetesine. Ndërkohë që spitalet janë në gjendje katastrofike, mungojnë ilaçet si dhe pajisjet.?Ministri e konsideron arritje trefishimin e fondeve për barna spitalore. Dhe kjo vërtetohet fare lehtë nga një analizë e të gjitha prokurimeve të kësaj qeverie. Por ku janë paratë e destinuara për të sëmurët kronikë, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar? Shëndeti i shqiptarëve është në duart dyshes Rama - Meta, klientëve dhe sponsorëve të tyre që drejtojnë ?de facto? Ministrinë e Shëndetësisë. Kjo është situata, këtu kemi arritur. Hajdutë perversë që e kanë kthyer sektorin e jetës, sektorin më tërëndësishëm, në minierë pasurimi e zhvatje.?Opozita ka theksuar se edhe OSBE-ODIHR denoncoi përdorimin e financave publike në fushatën e zgjedhjeve lokale dhe lidhjet e Ministrit të Shëndetësisë me financuesit e fushatave janë në dosjen ? Shëndetësia?, duke paralajmëruar se PD çdo ditë do të denoncojë aferat konkrete që janë bërë këto dy vite me paratë e shqiptarëve, në kurriz të jetës së tyre.