http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse ka shprehur fjali te tipit s?me tremb Serbia, nuk me tremb askush, jam trajner jo edukator i turmës, tekniku De Biasi nuk e ka fshehur tensionin e madh ne prag te sfidës me Serbinë ditën e enjte, si për te përforcuar faktin se ndoshta është ndeshja me e rëndësishme e karrierës se tij. Numri një i pankines shqiptare ka bere publike listën me 26 lojtare per dy ndeshjet e fundit eliminatore, duke theksuar se kuqezinjtë kërkojnë te arrijnë objektivin final, por përballe do te jete nje skuadër qe ne nivelin teknik është me e forta e grupit. Një këshille per lojtaret: kujdes dy minutat e fundit te lojës.?Është nje ndeshje delikate. Për ne është i rendesishem vetëm rezultati. Ne duhet te bëjmë ndeshjen tone dhe jo te jemi emotiv. Nuk duhet te rrëmbehemi nga turma. Te zhvillojmë nje ndeshje inteligjente përballe nje skuadre shume te forte teknikisht. Unë nuk kënaqem me rezultat minimal,nuk kam frike nga Serbia, nuk kam frike nga askush dhe per mua çdo ndeshje është shume e rëndësishme?.Tekniku ka bere te ditur se koha ne dispozicion është shume e paket dhe duhet shfrytëzuar ne maksimum. Për ketë arsye do te zhvillohen dy seanca ne dite, duke filluar nga e hëna. Ne sfidën me Serbinë ne fushe, sipas De Biasit do te zbresin lojtaret qe janë me mire fizikisht.