Përleshje me emigrantët në Eurotunel - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Eurotuneli qe lidh Britaninë me Francën është kthyer serish ne arene përleshjesh mes emigranteve dhe forcave te policisë. Nje grup prej me shume se 100 personash tentuan te hynin ne pjesën franceze te tunelit ne qytetin Calais. Ata cane gardhin dhe kaluan ne pjesën e shinave. Policia sqaroi se ndërhyrja ishte e koordinuar dhe e mireorganizuar. Kompania Eurotunnel u detyrua te kërkonte përforcime. Disa pjesëtare te stafit dhe dy police u plagosen lehte per shkak te goditjeve me gurë. 100 emigrante u ndaluan. Si pasoje e tensioneve, lëvizja e trenave u ndërpre per disa ore. Ky ishte incidenti me i fundit ne nje seri ngjarjesh ku janë përfshire emigrantet qe qëndrojnë përreth portit francez Kale me shpresën per te mbërritur ne Britani. E ndërkaq ne Gjermani ku vijojnë te mbërrijnë mijëra emigrante, ministri i Brendshëm Thomas De Maiziere ka siguruar se autoritetet nuk kane zbuluar raste qe mes refugjateve te ketë edhe terroriste te instruktuar për kryerjen e sulmeve. Ai shtoi gjithashtu se shtimi i numrit te emigranteve ne Gjermani nuk është shoqëruar me rritje te kriminalitetit.

Free Traffic Exchange