Mustafa: Kosova nuk ka krizë institucionale - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-01 1

Pavarësisht nga bllokimi i punës së Kuvendit të Kosovës në dy seancat e kaluara, kryeministri Isa Mustafa nuk e sheh këtë si krizë institucionale apo bllokadë politike. Në një konferencë për mediat, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mustafa tha se është i hapur për debat, duke shtuar se nuk do ta heqë nënshkrimin nga marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, dhe se në këtë çështje nuk ka vend për referendum.

Free Traffic Exchange