http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nje video shokuese e dhunës ndaj mësuesve e me pas edhe ndaj nxënësve, po bën xhiron e saj ne rrjetet sociale. Edhe pse është nje ngjarje e ndodhur ne një shkolle te huaj, fenomeni i dhunës është prezent edhe ne Shqipëri. Nxënës te shkollave te Tiranës, pranojnë se krahas mësimit ne klase ushtrohet dhe dhune, psikologjie dhe fizike. Dhuna mund te jete ndaj mësuesit, nxënësit apo mes vete fëmijëve. Ekzistenca e dhunës është pranuar edhe nga vete Ministria e Arsimit. Lindita Nikolla tha se ne institucionet arsimore dhuna shfaqet ne forma te ndryshme. Ne ditën botërore kundër dhunës, nuk janë publikuar shifra te rasteve dhunimit ne institucionet arsimore. Megjithatë, ne rrjetet sociale shpeshherë qarkullojnë video edhe nga realiteti ne shkollat shqiptare ku shfaqen reagimet agresive te te rinjve apo raste te dhunës se mësuesve mbi ta.