Manjani: Sulmi ndaj Metës për të favorizuar “DIA”-n - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kumin e debatit politik për ?CEZ?, LSI deklaron se kjo çështje mund t?i kushtojë shtrenjtë shtetit shqiptar. Nënkryetari Ylli Manjani, akuzon se politizimi tejskajshëm në mënyrë mafioze, ka synim të viktimizojë me çdo kusht kompaninë ?DIA? përpara arbitrazhit ndërkombëtar kundër shtetit. ?Precedent që njihen kur palët kundër shtetit ose paraqesin teorinë e viktimizimit, atëherë shtetet rrëzohen. për shkak se grupi mediatik tregtar, i nisur nga ?DIA?, të gjithë pjesëmarrës, dikush në rolin e ujkut, çakallit dhe hienës, janë afruar me idenë se DIA po viktimizohet nga shteti, teori që dëmton shtetin. kjo duke krijuar gjurulldi mediatike, mafioze, për të krijuar idenë se gjithë shteti është kundër një tregtari.?Të gjitha akuzat, sipas Manjanit, bëhen për të denigruar politikisht Ilir Metën dhe për të fshehur interesa për përfitime dhe për të dëmtuar shtetit.?Kërkohet vëmendje dhe analizë se përse u zgjidh kontrata me CEZ, sepse asnjë nuk ka fol se pse u zgjidh. Kjo për të shmangur vëmendjen e opinion publik. Ne nuk mund të jemi në heshtje, as në mbështetje të këtij plani kriminal në qeverinë e sotme apo të djeshme. Hetimi duhet ta zbardhë këtë çështje, hetimi ndërkombëtar. Por prokuroria nuk duhet të presë, por duhet të vazhdojë të bëjë detyrën.?Deklarata e nënkryetarit të LSI-së, vjen vetëm një ditë pasi Kuvendi rrëzoi kërkesën e opozitës për futjen në procedurë të përshpejtuar të diskutimit të projektligjit për hetim ndërkombëtar të çështjes ?CEZ?.