Informaliteti në transporte - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisja e luftës kundër informalitetit do të sjellë rregulla strikte edhe në fushën e transporteve. Në një konferencë për shtyp, ministri Edmond Haxhionasto tha se nuk do të ketë asnjë tolerim për ata që abuzojnë dhe se aksioni për të luftuar ata të cilët i fshehin shtetit taksat ka filluar që prej datës 1 tetor. Ai sqaroi se asnjë subjekt i palicencuar për shërbimin që kryen nuk do të bëjë biznes në fushën e transporteve, po ashtu të gjitha taksitë duhet të punojnë përmes taksimetrit dhe të japin faturë. Bizneset që kryejnë servis duhet që të çertefikohen ndersa të gjitha ata të cilët nuk kanë regjistruar ose çregjistruar automjetin duhet të fillojnë procedurat pranë noterit. Ministri i Transporteve shkoi më tej duke thënë se të gjitha kompanitë, që përdorin transportin për qëllime përfitimi ekonomik, apo reklamimi tashmë duhet të pagujanë. Po ashtu, penalitete do të ketë edhe për ata të cilët dëmtojnë rrugën dhe kryejnë punime për llogari të tyre. Megjithatë të gjitha këto rregulla të reja sjellin një pikëpyetje të madhe: sa do të rritet kostoja për bizneset dhe qytetarët të cilët duhet të licencohen dhe të certefikohen për të ofruar shërbim në fushën e transportit. Vetë ministri Haxhinasto tha se kjo vjen në ndihmë të konsumatorit pasi do të përmirësohet shërbimi i tyre. Vitin që vjen, transporti ndërqytetas do të nisë rinovimin e autobusëve, me qëllim përmirësimin e kushteve për përdoruesit e shërbimit urban.