http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Dritan Prifti, deklaroi pas marrjes në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës se nuk e njeh bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, ndërkohë që është i gatshëm të ndihmojë qeverinë për të fituar në arbitrazh pasi kontrata CEZ-DIA është korruptive. ?Nga kontrata kanë përfituar politikisht njerëz të afërt të zotit Meta. Paratë e DIA-s kanë shkuar te miqtë e njohur të Metës. Ka media që nuk kanë pranuar të publikojnë filmimet që unë i kam me vete në USB. Unë nuk flas kot dhe nuk bëj deklarata pa prova?, - tha Prifti.Ish-deputeti dhe ish-ministri i LSI-së komentoi edhe raportet mes forcës politike që i përkiste edhe vetë dikur me dy partitë e mëdha, PS-në në koalicion dhe PD-në në opozitë.Në dëshminë e tij në lidhje me pretendimet e paraqitura në letrën e Spartak Brahos ish-Ministri i Energjetikës akuzoi dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.?Pjesa e dytë e deklaratave të mia kishte të bënte me faktin që unë po përpiqem të krijoj destabilitet politik. Unë nuk jam pjesë e asnjë grupi politik që ka në fokus destabilitetin. Ne sot kemi destabilitet sepse LSI është si ajo gruaja që është martuar për herë të dytë dhe sa herë i shkon mendja te burri i parë shkon burrin e parë. Kjo nuk është qeveri stabël. Janë dy parti ku njëra vjedh nga mëngjesi deri në darkë dhe tjetra dhunon qytetarët?.Pas Priftit, pritet marrja në pyetje e Spartak Brahos dhe Kastriot Ismailajt të cilët do të japin sqarime mbi letrën drejtuar institucioneve shtetërore. Ismailaj u transferua pak ditë më parë nga burgu i Fierit në paraburgimin 302 në Tiranë për shkaqe sigurie. Nga ana tjetër, Prokuroria nuk ka marrë në mbrojtje bashkëshorten e Ismailajt e cila sipas organit të akuzës nuk është kërcënuar nga Tom Doshi, ndryshe nga sa pretendon kryetari i Komisionit të Sigurisë në letër.