Bashkia, ultimatum romëve - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia e Tiranës lëshon ultimatum ndaj familjeve rome qe kane zaptuar Parkun e Liqenit Artificial. Ata kane 10 dite afat per t?u larguar nga kjo zone e uzurpuar prej vitesh. Nëpërmjet nje njoftimi zyrtar, bashkia njofton se ka kryer identifikimin e familjeve dhe negociatat për sistemimin e tyre ne kushte normale jetese. Familjet rome qe gjendjen civile e kane ne Tirane, do te strehohen ne qendrën tranzitore te emergjencave ne Tufine. Ndërsa romet qe vendbanimin e kane ne qytete te tjera, do t?u sigurohet transporti falas. Zona e zaptuar prej vitesh nga romet, do t?i nënshtrohet ndërhyrjes dhe rehabilitimit te bashkisë. Krahas ankesave te vazhdueshme te banoreve qe jetojnë përreth Parkut te Liqenit, bashkia ka konstatuar nje sere problemesh te krijuara nga jetesa ne kushte jo normale e romeve ne këtë zone. Vizion Plus prej kohesh ka denoncuar ndotjen dhe problemet qe shkaktonin dhjetëra familje rome te vendosura ne këtë zone te Parkut te Liqenit. Se fundmi, një shtetas gjerman u dhunua barbarisht prej tyre, pasi kishte ndërhyre per shuarjen e zjarrit pranë barakave te romeve.

Free Traffic Exchange