Tahiri: Jo më gjoba për shpejtësi pa mjetet teknologjike - Top Channel Albania - News - Lajme

2015-12-01 0

Ankesat e qytetarëve të shumtë për vendosje gjobash për shpejtësi të lartë, pa mjetet teknologjike përkatëse ka bërë që ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit të vendosin që mos të ketë më gjoba për shpejtësi pa patur këto mjete. Vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, gjatë fjalës së tij në Akademinë e Sigurisë tha se kjo do të thotë luftë kundër arbitraritetit.