Atentat në Tiranë, dy të vrarë e një i plagosur - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 10

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy persona u ekzekutuan me automatik dhe një tjetër mbeti i plagosur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë. Atentati ndodhi prapa lulishtes ?1 Maji?, fare pranë qendrës shëndetësore, ku dy persona të armatosur qëlluan me kallashnikov në drejtim të automjetit, me të cilin lëviznin Elvis Gacaj, Kevin Rugova dhe Aurora Oskian. Sipas policisë, makina tip Bmv drejtohej nga Elvis Gaçaj, në vend të parë si pasagjere ndodhej Aurora Oskian, ndërsa në sediljen e pasme, Kevin Rugova. Si pasojë e breshërisë së automatikut, i cili dyshohet se erdhi nga sheshpushimi i katit të dytë të njërit prej pallateve, poshtë të cilit ishte parkuar makina, mbetën të vrarë 30 vjecarja Aurora Oskian dhe Kevin Rugova 22 vjeç. Ende nuk dihet motivi i qartë i ngjarjes së rëndë, por policia ka hedhur dyshimet se shënjestër e atentatorëve ka qenë Elvis Gacaj. 40 vjecari arriti të dilte nga automjeti, ndërkohë që mes tij dhe atentatorëve ka pasur shkëmbim zjarri. Gacaj mbërriti i plagosur në Spitalin e Traumës me një plagë në shpatull e dorë, ndërkohë që sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, dy viktimat kanë marrë 7 plumba kallashnikovi, ndërkohë që burime pranë uniformave blu thanë se atentati është i tipi mafioz, ku vrasësit kishin fshehur automatikun në një qese të zezë plastike për të mos lënë gëzhoja.