http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkë me shkollën, edhe teatrot këtë javë nisin të flasin artistikisht me gjuhën e fëmijëve. Shfaqje si ?Poli dhe Tropiku?, ?Guliveri? apo ?Makina e kohës? hapin sezonin e ri në kryeqytet. Për Teatrin Eksperimental është nje risi prezantimi me dy shfaqje për fëmijë. ?Makina e kohës?, i çon te vegjlit drejt një udhëtimi që të jep mundësinë të jetosh çdo epokë. Një tjetër udhëtim përgatitet të ndodhë më 4 tetor . Teatri ?Kujtim Spahivogli?, vë në skenë përrallën e Alberto Moravias ?Poli dhe Tropiku?. Sezoni artistik ka nisur edhe në Teatrin e Kukullave. Këtë fundjavë ky institucion ju pret me shfaqjen më të suksesshme. Për ata që nuk i kanë parë ?Aventurat e Guliverit?, kjo është një mundësi tjetër. Ndërsa Cirku Kombëtar ofron këtë fundjavë, një shfaqje, jo vetëm për të vegjlit. Në skenë do të interpretohen numrat më të bukur te dekadës se fundit.