Gjermeni: Plane rregulluese për 31 bashki - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sektori i ndërtimit duket se do te marre fryme lirisht vetëm gjate vitit te ardhshëm, kohe kur parashikohet qe te përfundojnë planet rregulluese për 31 bashkitë. Behet fjale për qytetet kryesore te cilat ofrojnë mundësi zhvillimi. Këtë fakt e paralajmëroi Ministrja e Planifikimit te Territorit, Eglantina Gjermeni. Mungesa e planeve vendore eshte pengesa kryesore ne ndërtim, ndaj miratimi i tyre sa me pare është domosdoshmëri. Nga ana tjetër deri ne fund te këtij viti, Shqipëria do te ketë gati nje plan kombëtar, atë te bregdetit si dhe planin per zonën ekonomike Tirane-Durrës. Me ndarjen e re territoriale te vendit, qeveria është e detyruar te rikoceptoje planet rregulluese duke i përshtatur ato me njësite administrative dhe kompetencat e vendoreve.