http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për te dytën here brenda këtij viti, Ilir Meta ka lënë karrigen e kryetarit te kuvendit e ka dale ne foltore për t?u përballur me kërkesën e opozitës per dorëheqje. E serish per te dytën here, Meta ka hedhur poshtë akuzat duke deklaruar se ka nje komplot kundër tij, pas te cilit fshihen Tom Doshi e Dritan Prifti. Ilir Meta është ndalur tek çdo akuze qe është artikuluar kundër tij qe nga botimi i shkrimit nga agjencia ?Birn?, duke sqaruar se studioja ligjore e kontaktuar sipas tij, qe ne kohen e qeverise Berisha, nuk e ka përmendur ne asnjë rresht emrin e tij.Kreu i kuvendit ka hedhur poshtë çdo akuze ne lidhje me biznesmenin Kastriot Ismailaj, duke theksuar se është Dritan Prifti ai qe ka lidhje me Ismailajn.Por Ilir Meta ka reaguar edhe ndaj akuzave te ngritura nga ish-kryeministri Berisha per vizitën e tij ne Prage. Pas këtyre sqarimeve, Ilir Meta e ka beret e qarte se nuk do te japë dorëheqjen. E ne fund te fjalës se tij, kryetari i kuvendit ka përsëritur se mbështet nje hetim ndërkombëtar.