http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vojsava Ismailaj, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt ka mbërritur pasditen e se mërkurës ne ambientet e Drejtorisë se Policisë Tirane, per t?u marre ne pyetje lidhur me letrën e kryetarit te Komisionit te Sigurisë Spartak Braho. Vojsava Ismailaj, e cila shoqërohej nga avokati Vladimir Meci ka qëndruar per afro nje ore, ku ka dhënë dëshminë e saj. Pasi ka dale nga ambientet e Drejtorisë se Policisë, Ismailaj ka shmangur mediat. Edhe avokati Vladimir Meci nuk ka pranuar te beje asnjë koment. Vojsava Ismailaj mësohet t?i ketë qëndruar versionit se njihet me deputetin Tom Doshin, por se nuk është kërcënuar prej tij, duke rrezuar pretendimet e deputetit te LSI -se. Ndërkohë ne ambientet e policisë, pritet te paraqiten për t?u marre ne pyetje edhe kryetari i Komisionit te Sigurisë Spartak Braho, ish-ministri i ekonomisë Dritan Prifti, si dhe deputeti Tom Doshi. Këta dy te fundit janë akuzuar nga Braho se po përgatisnin nje komplot kundër kryetarit te kuvendit Ilir Meta. Dëshmitë e tyre do ta ndihmojnë organin e akuzës se kryeqytetit për te verifikuar pretendimet e Brahos. Ne letrën drejtuar institucioneve me te rëndësishme te shtetit, kreu i Komisionit te Sigurisë fliste per nje skenar te qarte qe synonte përfshirjen e sajuar te Metës, ne aferën e CEZ dhe sipas tij për te realizuar ketë synim, organizatoret ushtronin presion mbi Vojsava Ismailajn. Madje Spartak Braho kërkonte edhe mbrojtje per bashkëshorten e Kastriot Ismailajt dhe familjaret e tjerë te tij. Pas marrjes se letrës, Prokuroria nisi procesin e verifikimit te akuzave.