http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk dihet saktësish data apo muaji kur janë vendosur romet e pare ne këtë zone te Parkut Kombëtar, ne Liqenin Artificial. Ajo qe vihet re prej vitesh, është jetesa jashtë çdo standardi dhe kushti higjeno-sanitor i dhjetëra familjeve rome. Te pa shqetësuar nga askush dhe pa asnjë pengese nga institucionet përgjegjëse, familje te tera rome te ardhura nga Elbasani e Berati, kane krijuar tashme lagjen e tyre ne mes te Parkut Kombëtar. Komunikimi me ta ka qene i pamundur. Sapo u afroheshim barakave te tyre, ne krah te Unazës se Madhe, kryefamiljaret rome nxitonin për te larguar kamerën nga territori qe e quanin zone te tyre. Nuk pranojnë te largohen, madje prej kohesh merren me biznesin e mbledhjes dhe shitjes se shisheve plastike. Ndërsa ne orët e mbrëmjes u vene zjarrin mbeturinave ne zone. Banoret qe jetojnë ne shtëpitë përreth Liqenit Artificial, thonë se ndihen te pasigurt ndaj këmbëngulin për largimin e familjeve rome. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe as Avokati i Popullit, nuk kane marre masa per zhvendosjen e tyre ne ambiente te përshtatshme per jetesën. Disa jave me pare, kryebashkiku Erion Veliaj i pyetur nga Vizion Plus, deklaroi zgjidhje per familjet rome, por dhe mijëra banore qe jetojnë përreth Liqenit Artificial. Te pyetur serish nga Vizion Plus, drejtues te bashkisë se Tiranës jashtë kamerës thonë se javën e ardhshme pritet te këtë nje plan konkret per zhvendosjen e romeve nga kjo zone. Vetëm nje dite me pare, nje shtetas gjerman u dhunua ne kodrat e Liqenit Artificial nga disa banore rome pasi kishte tentuar te shuante zjarrin pranë barakave te tyre. Por nëse institucionet shtetërore, nuk ndërhyjnë me masa konkrete, rastet e dhunës mund te përsëriten e po ashtu kjo zone e Parkut Kombëtar shume shpejt mund t?i ngjaje Sharrës se dikurshme.