Basha: Qeveria ka rënë! - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Qeveria Rama - Meta nuk ekziston me, ajo mund te ekzistoje si mbledhje kartonësh, por jo si qeveri??Per opozitën skandali me kompaninë çeke CEZ ,de facto ka vulosur rënien e qeverise si vjedhja e shekullit. Dhe ne mbledhjen e përjavshme te deputeteve demokrate, kryetari Lulzim Basha ka bere njësoj përgjegjës kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e kuvendit Ilir Meta. ?Opozita i ka akuzuar dhe i akuzon, unë i kam akuzuar dhe i akuzoj dyshen Rama - Meta si dëmtues te interesit publik??Sipas Bashes, shqiptaret kane humbur 600 milionë euro nga çështja me CEZ dhe Rama mban përgjegjësi per tërheqjen nga arbitrazhi, ndërsa Meta për aferen korruptive me kompaninë ?DIA?. Dhe pavarësisht se te dy aleatet po e përdorin këtë skandal për t?i bere presion njëri - tjetrit, opozita nuk tërhiqet nga hetimi ndërkombëtar e as nga kërkesa për dorëheqjen e Ilir Metes.?Presim një vote konsensuale për ligjin, presim veprimin e Prokurorisë, ne garantojmë mbështetje, ne nuk na ndal as diversion i trashe as i holle i Rames dhe Metes, as puthjet dhe as te peshtyrat ne mes te natës.?Por çështja e kompanisë çeke CEZ nuk e ka penguar Lulzim Bashen te akuzoje qeverinë edhe per reformën ne drejtësi, duke e cilësuar paketën e ndryshimeve kushtetuese si një strategji për kapjen e institucioneve te pavarura.

Free Traffic Exchange