Rama: Mbledhja e taksave ne përmirësim - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria do te lëshojë nje Eurobond te ri qe shkon nga 300 milionë në 500 milionë euro.?Kemi një Eurobond që po maturohet, kështu që vendosëm të shkojmë në tregje. Po, shpresojmë se ne do të marrim një përgjigje të mire nga tregu, edhe pse kohët nuk janë nga më të mirat,? - tha Rama duke iu referuar tregjeve të paqëndrueshme financiare globale. Komentet, kryeministri i beri nga SHBA, per Agjencinë e Lajmeve ?Reuters?. Sipas kryeministrit, shkalla e mbledhjes së taksave është ne përmirësim ne 27%, në krahasim me 23%-shin e mbledhjes së taksave të dy viteve më parë. Rama hodhi poshtë shqetësimet nëse Shqipëria është e afte për të shlyer borxhin. ?Ky duhet të jetë një shqetësim i qeverisë dhe i popullit shqiptar, jo i investitorëve, për shkak se për investitorët kjo nuk përbën asnjë ndryshim. Investimet e huaja të drejtpërdrejta janë rritur me 2.7% në gjysmën e parë të vitit 2015, kundrejt të njëjtës periudhë në 2014-ën. Rënia e çmimeve të naftës dhe mineraleve, një burim të ardhurash për Shqipërinë, më shumë se niveli i ulët i mbledhjes së taksave ishte arsyeja përse qeveria shkurtoi shpenzimet më parë gjatë muajit?. Rama tha se eksplorimi për rezerva nafte në tokë pritet të rrisë të ardhurat në arkat e qeverisë. Fitimet nga nafta dhe pritshmëritë e një investimi nga 3.5 miliardë dollarë në 3.8 miliardë dollarë në një zonë të veçantë ekonomike pranë portit të Durrësit do të krijojnë 30.000 vende të reja pune. Kryeministri foli edhe per situatën e emigranteve ne Europe, kur tha se Shqipëria nuk është e papërgatitur.?Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera? ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve.?

Free Traffic Exchange