http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas bisedës koke me koke nje dite më parë me Presidentin e Republikës Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar në zyrën e tij me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Mësohet se Tahiri, i është drejtuar zyrës së kreut të Kuvendit, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Biseda, e cila zgjati për rreth 40 minuta, është përqendruar në zhvillimet më të fundit politike në vend, sidomos pas publikimit të letrës që deputeti i LSI-së Spartak Braho i ka drejtuar institucioneve kryesore në vend, një prej tyre edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, ku e paralajmëronte destabilitet politik, pas situatës së krijuar lidhur me çështjen CEZ. Ilir Meta, është takuar po gjatë ditës së djeshme, me kryetarin e PDIU-së, njëherësh nënkryetar i Kuvendit Shpëtim Idrizi. Pas këtij takimi, Meta tha se e pranon kërkesën për hetim ndërkombëtarë, siç ka deklaruar ish-kryeministri Sali Berisha, por jo kërkesën e kreut të PD-së Basha, e cili sipas tij nuk dëshiron një hetim të plote te kësaj çështjeje.