http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar qe hetimi ndërkombëtar për çështjen e kompanisë CEZ te nise qe ne momentin e nënshkrimit te marrëveshjes dhe mbërritjes se kompanisë çeke ne Tirane. Ne një bashkëbisedim me gazetaret, Berisha është shprehur i gatshëm qe Prokuroria te verifikoje çdo dokument te kohës kur ai ishte ne pushtet. Ndërkaq Berisha ka lëshuar akuza te ashpra per marrëveshjen qe qeveria Rama nënshkroi me kompaninë çeke, duke e akuzuar kryeministrin dhe ish-komisionerin per zgjerimin Stefan Fule se ngatërruan një çështje tregtare me vendimet politike. Nje dite me pare, Partia Demokratike depozitoi ne kuvend një projektligj qe mundëson hetimin ndërkombëtar te çështjes se kompanisë çeke CEZ, ndërkohe qe pritet qe opozita t?i drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese per marrëveshjen e miratuar ne parlament nje vit me pare qe zgjidhi me mirëkuptim konfliktin mes qeverise dhe CEZ-it.