Njohja e diplomave në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse keni nje diplome te arsimit profesional, me te mund te siguroni pune vetëm brenda Shqipërise. Ne Gjermani apo vende te tjera te Bashkimit Europian zanati i marre ne shkollat shqiptare, nuk u njihet. Ky fakt u konfirmua nga Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, i pyetur nga deputetet demokrate gjate diskutimeve për arsimin profesional ne Komisionin e Medias dhe Arsimit. Ministri Klosi deklaroi se projektligji i paraqitur nga institucioni i tij ne komision, synon forcimin e shkollave profesionale, profilizimin e tyre dhe lidhjen me tregun e punës. Dy vitet e fundit, arsimi profesional kaloi ne varësi te Ministrisë se Mirëqenies Sociale. Shkollat profesionale forcuan kriteret e pranimit, kryesisht përmes mesatares, ndërsa pjese e bordit te tyre u be dhe biznesi. Numri i te rinjve qe duan zanat dhe jo universitete është dyfishuar, krahasuar me dy vjet me pare.

Free Traffic Exchange