IKMT, aksion në qendër të Beratit - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Inspektorati Kombëtar për ka nisur në Berat aksionin për prishjen e objekteve pa leje te cilat zaptonin prej vitesh hapësirat publike. Aksioni përfshiu lagjen ?28 Nëntori?, ku janë rrafshuar 6 objekte pa leje, kryesisht garazhe dhe magazine. Ndërsa në lagjen ?Çlirim?, janë prishur rreth 22 objekte një dhe 2-katëshe, shumica shtesa pallatesh.Edhe këtë herë aksioni, nuk ka hasur kundërshtime nga pronarët e këtyre ndërtesave, të cilët janë lajmëruar kohë më parë për shembjen. Ndërhyrja e INUK do të vazhdojë rreth 2-javë deri në lirimin e plotë të hapësirave publike. Gjatë këtij aksioni parashikohet të prishen rreth 400 ndërtime pa leje, mes tyre edhe godina disakatëshe, emrat e të cilave nuk bëhen ende publike. Ndërkohë që nga përfaqësuesit e IKMT konfirmohet se të gjithë pronarët janë njoftuar me shkrim për prishjet dhe për boshatisjen e godinave.