Qeveria gjermane kalon projektligjin, s’ka shpresë për azilantët - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria gjermane shpall Shqipërinë, Kosovën dhe Malit te Zi, vende te sigurta te origjinës, çka do te thotë se azilkërkuesit nga keto vende nuk kane shanse te përfitojnë azil dhe do te dëbohen. Per grupet e refugjateve nga keto shtete asistenca do te shkurtohet. Kabineti gjerman nuk i konsideron te përndjekur politike azilkërkuesit nga rajoni. Qeveria miratoi kete te marte projektligjin per emigracionin, qe parashikon ndryshime ne politiken e azilit dhe refugjateve. Ketu përfshihen rregulla më të ashpra për azilin, procedura të përshpejtuara dhe rritje të fondeve për landet ne menyre qe te përballojnë numrin e lartë të refugjatëve. Paketa ligjore do të diskutohet së shpejti në Bundestag, ndërsa në fillim të tetorit edhe në parlamentet e landeve. Ligjet e reja pritet që të hyjnë në fuqi më 1 nëntor. Kostoja financiare deri tani ishte përballuar nga landet, por sipas vendimeve te fundit qeveria Merkel do te jape nga 670 euro per çdo refugjat ne muaj.