http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës është qëlluar me arme mbrëmjen e te hënës por fatmirësisht asnjë efektiv nuk është prekur nga plumbat. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 në vendin e quajtur Sheshishtë, gjatë kohës kur policia po kontrollonte automjete te ndryshme. Efektivet ishin vendosur në dy pika kontrolli: një nga grupet e shërbimit ka parë dy automjete, një ?Benz? dhe një ?Land Rover? që po ecnin me shpejtësi dhe iu ka bërë shenjë të ndalonin. Pas 100 metrave, makina ?Land Rover? ka ndaluar, por sapo patrulla është afruar, shoferi ka qëlluar me pistolete e me pas ka ikur me shpejtësi. Blutë e Vlorës janë vënë në ndjekje të makinave, por personat ne makinën ?Land Rover? braktisen mjetin dhe arritën te fshihen. Ndërsa 3 personat e tjerë ne makinën tjetër u arrestuan. Ata janë dy vëllezërit Vasil dhe Ilir Birçaj, 37 dhe 46 vjeç, si dhe Martin Hitaj 35 vjeç, i cili ishte i plagosur. Pasi eshte dërguar ne Spital, Hitaj është pyetur nga policia, por rrethanat e plagosjes mbeten ende te paqarta. Vëllezërit Birçaj akuzohen për ?Mosbindje ndaj urdhrit të policisë? dhe ?Mbajtja e armëve dhe municioneve pa leje?. Ndërkohe, në automjetin e braktisur ?Land Rover?, janë gjetur 2 automatikë.