http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho u ka dërguar një letër drejtuesve të lartë të shtetit, ku shpreh shqetësimin për një skenar që mund të destabilizojë Shqipërinë. Letra i është dërguar Presidentit te vendit, Kryeministrit, Ministrit të Drejtësisë, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtorit të SHISH. Braho i ve ne dijeni këto institucione për nje skenar, qe sipas tij do te organizohet për te goditur kreun e kuvendit Ilir Meta. Madje ai hedh dyshime se autoret kryesore janë Dritan Prifti e Tom Doshi, por qe ne te janë te përfshire edhe politikane te larte e ambasadore. Kryetari i Komisionit te Sigurisë Spartak Braho pretendon se ka prova te mjaftueshme per presionin qe është beri mbi familjarët e të arrestuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj. Synimi sipas tij është përfshirja e sajuar e Ilir Metës në këtë skandal. Braho nuk përjashton madje edhe ndikimin e kryeministrit Rama në këtë skenar kundër kreut te Lëvizjes Socialiste per Integrim, njëherësh kreut te kuvendit Ilir Meta. Kryetari i Komisionit të Sigurisë, kërkon mbrojtje për familjarët e Kastriot Ismailajt dhe paraqet të dhëna që sipas tij mund të devijojnë hetimin në një zhvillim të rrezikshëm politik me pasoja te renda për vendin. Ekzistencën e letrës e kane konfirmuar burime ne organin qendror te akuzës. Ndërsa Spartak Braho i kontaktuar nga Vizion Plus nuk e ka mohuar letrën, por ka thënë se preferon te mos beje asnjë koment.