Kapen 880 kg kanabis në Korçë - News, Lajme - Vizion Plus

2015-12-01 19

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
880 kg lëndë narkotike canabis sativa, dhe katër persona janë prangosur ne operacionin e koduar ?Prita? nga polica e Korçës. Mario Voda nga fshati Pojan, Skender Nakoleci nga Sheqeras, Bledar Emini banues ne Bulgarec dhe Marsel Bakollari nga fshati Dushar janë arrestuar në kushtet e flagrancës. Burime të siguruara nga Vizion Plus bëjnë me dije se para mbërritjes se policisë në fshatin Dushar, ishte fshehur droga, ku ka pasur përplasje me armë mes dy grupeve, të cilët mësohet të kenë shkuar atje për të tërhequr sasinë e lëndës narkotike dhe nuk kane rene dakord për ndarjen e ngarkesës. Banorët e zonës, pasi kanë dëgjuar krismat, kanë lajmëruar Policinë e Korçës, e cila është nisur drejt vendit të ngjarjes ku ka arritur të arrestojë në kushtet e flagrancës katër te rinjtë. Të tjerë persona të përfshirë në konfliktin me armë janë larguar nëpërmjet pyllit e Bofjes në drejtim të fshatrave të Skraparit. Për kapjen e personave të tjerë janë përfshirë në operacion uniforma blu të komisariateve Gramsh dhe Skrapar. Nga hetimet paraprake mësohet se lënda narkotike ishte vendosur në 30 thasë me material sintetik. 22 vjeçari Marsel Bakollari dyshohet se kishte ne pronësi ngarkesën 880 kilogramëshe dhe të tjerët ishin blerës. Ngarkesa ishte bërë gati për t?u transportuar drejt Greqisë në rrugë tokësore nëpërmjet brezit të gjelbër në fshatrat Ponçarë dhe Vidohovë.

Free Traffic Exchange